Me siguri edhe ju e mbani mend Iljazin, burri nga Peshkopia që jeton nën një çati me dy gratë dhe tetë fëmijët e tij. Pak muaj më parë ai mori vëmendjen e të gjithve kur u shfaq në “Dua të të bëj të lumtur”, për të surprizuar dy gratë e tij.
Pas bujës që shkaktoi kjo histori, u ngrit një paralele mes tij dhe Mevlanit të “Për’puthen”, që për disa muaj ka qenë i dyjëzuar për të zgjedhur mes Ledjanës dhe Antonelës. Pas batutave e memeve në rrjetet sociale, Mevlani është takuar sonte me Iljazin në “Dua të të bëj të lumtur”, në episodin e fundit të programit për këtë sezon.
“Unë një herë tentova dhe më ikën të dyja. Po si ia bën o vlla të mbash dy gra?”- pyet ish-konkurrenti Iljazin, i cili i thotë: “Do të fusësh tre. Ngatërrohen dy vetë, fiton një i tretë.”- tha ai duke thënë me nota humori se ka patur edhe një person tjetër në jetën e tij.