Rama: Edhe 11 mijë e 700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë deri më tani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama lajmëron se në aeroportin ‘’Nënë Tereza’’ kanë mbërritur 11 mijë e 700 vaksina Pfizer.

Tashmë ai thotë se numri i vaksinave që kanë ardhur në Shqipëri i ka kaluar 911 mijë.

Ai siguron se programi i vaksinimit do të vijojë pa u ndaluar pasi sot u arritur shifra e 800 mijë të vaksinuarve.

 STATUSI NGA EDI RAMA

✈️ 🧪 Aeroporti “Nënë Tereza” – Edhe 11,700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit🇦🇱😍

#ShqipëriaBuzëqesh 🌼

#SkaKohëPërPushim 🏃🏻‍♂️