Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Tiranë, ku një makinë ka përplasur një kalimtare në zonën e “Porcelanit”. Ngjarja ndodhi në rrugën “Xhanfize Keko” rreth orës 19:15.
Makina tip “Benz” ka marrë përpara një kalimtare dhe është përplasur me pemën. Gruaja e plagosur, rreth 30 vjeçe sipas raportimeve shtatzënë, është transportuar me urgjencë në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Po ashtu bëhet e ditur se policia ka shoqëruar drejtuesin e makinës. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia tej normave.