Është kërcënuar në krye të detyrës prokurori i Përmetit, Asllan Bajrami. Bëhet me dije se prokurorit Bajrami i është vendosur një fishekë në dritaren e zyrës së tij.
Burime të sigurta bëjnë me dije se në dritaren e zyrës prokurori ka gjetur një fishek, i cili mesa duket është vendosur në shenjë mesazhi.
Prokurori ka depozituar kallëzim, ndërsa policia ka nisur hetim për ngjarjen. Gjate ditëve të fundit, prokurori ka marrë edhe thirrje në celular nga numra privat, për të cilat po ashtu po zhvillohen hetime.