Momente frike në Danimarkë-Finlandë.
Christian Eriksen, numri 10 danez, ka humbur ndjenjat në fushë si pasojë e një ataku kardiak.
Mesfushori i Inter-it po i bëhet masazh kardiak në fushë.
Futbollistët janë të përlotur, pasi gjendja e tij duket e rëndë.
Ndeshja është ndërprerë.
Christian Eriksen është dërguar me urgjencë në Spital për të marrë ndihmë të specializuar mjeksore, ndërsa nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.