Një tërmet është regjistruar pak më parë pranë kufirit mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Tërmeti ka qenë me magnitutë 4.1 të shkallës rihter, ndërsa thellësia fokale e saj ka qenë 2 km.
Epiqendra e kësaj lëkundje sizmike ka qenë 13 km në veri të Fillates të Greqisë.
Fatmirësisht nga ky tërmet nuk është raportuar për dëme.
Mësohet se lëkundje të lehta janë ndjerë në disa qytete të vendit helen.