Aksident në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”, një makinë përplaset me një motomjet

Një aksident është shënuar mbrëmjen e sotme rreth orës 22:45, në hyrje të spitalit “Nënë Tereza”, ku një automjet është përplasur me një motomjet.

Mjeti me drejtues shtetasin Xh.H., është përplasur me motomjetin i cili drejtohej nga M.M., 23 vjeç.

Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, i cili u dërgua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.