E trishtë! Pësoi atak kardiak në tragetin Ancona-Durrës, humb jetën 44-vjeçari shqiptar

Trageti i linjës Ancona-Durrës ka ardhur katër orë me vonesë në portin e Durrësit pas një ngjarje të rëndë të ndodhur në bord. Shkak i kësaj vonese ka qenë një pasagjer shqiptar i tragetit,i cili nuk është ndjerë mirë gjatë lundrimit. 

Pasagjeri shqiptar i cili është identifikuar si Nik Zogu 44-vjeç ka pësuar atak kardiak teksa trageti ishte duke lundruar. Menjëherë sapo ekuipazhi i tragetit është njoftuar në lidhje me këtë ngjarje, kapiteni ka ndaluar tragetin në mes të detit dhe ka njoftuar ndërhyrjen e shpejtë mjekësore. Një staf i ndërhyrjes së shpejtë italiane ka mbërritur me helikopter dhe e ka marrë pasagjerin dhe e ka dërguar në spital në Itali.

Por edhe pse u dërgua me urgjencë në spital, 44-vjeçari shqiptar nuk arriti të mbijetonte. Ndërsa trageti vijoi udhëtimin në drejtim të Durrësit edhe pse disa orë me vonesë. Mësohet se 44-vjeçari Nik Zogu punonte si shofer kamioni.