“Bjeri mo bjeri, ouu…”/ Dalin pamjet nga sulmi me armë ndaj pronarit të “Bar Orange”, s’kanë fund të shtënat

Janë publikuar pamjet e përplasjes mes pronarit të “Bar Orange” në Sarandë dhe tre të rinjve nga Tepelena dy ditë më parë. Siç shihet dhe dëgjohet nga pamjet, të shtënat mes personave nuk kanë të mbaruar. Mes tyre ka edhe sharje nga më të ndryshmet, por është e vështirë të kuptohet. Të shtënat kanë zgjatur për disa momente dhe duket sikur qëllohet nga më shumë se një person. Qytetari, i cili ka kapur momentin, vrapon edhe vetë për t’i shpëtuar ndonjë plumbi.

Kujtojmë se nga kjo përplasje me armë mbeti i plagosur rëndë pronari i Bar Orange dhe një turist shqiptaro-amerikan, i cili rastisi në momentin e përplasjes pranë vendngjarjes. Një nga personat , i cili akuzohet për plagosje është arrestuar dje nga policia. Redjan Hadëri ka pranuar se e ka kryer ai plagosjen.