Gjendjet i pajetë në rrugë një 45-vjeçar, çfarë thotë policia

Një 45-vjeçar është gjetur i pajetë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gramoz Pashko” tek Ish-Studenti, pranë rrugës së Elbasanit. 

Policia e Tiranës raporton se nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se humbja e jetës ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Po ashtu po hetohet në lidhje me zbardhjen e identitetit të viktimës.