Aksident/ Makinat përplasen ‘kokë më kokë’, lëndohet një prej drejtuesve

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan. Ngjarja ndodhi në Unazën Jugore të Elbasanit rreth orës 21:20. Në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur “kokë më kokë”. 

Për pasojë automjetet janë shkatërruar pjesërisht, por fatmirësisht pa pasoja për jetën e drejtuesve dhe personave të tjerë që ndodheshin në këto automjete. Aksidenti sipas burimeve zyrtare të policisë ndodhi në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Cërrikut”.

Në aksident dëmtime të lehta ka pësuar dhe drejtuesja e njërit prej mjeteve të përfshira në aksident. Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ardhur për shkak të shkeljes së rregullave të qarkullimit nga të dy drejtuesit e automjeteve.