Një shqiptar në Itali, është arrestuar për abuzimin seksual që ka bërë ndaj dy vajzave të tij, kur ato kanë qenë 4 dhe 5 vjeçe, si dhe për dhunën sistematike të ushtruar ndaj të shoqes.
Ngjarja është mësuar nga denoncimi i bërë nga vajza e tij e madhe, sot 29-vjeçe.
Ajo ka denoncuar të atin në polici, pas një debati në shtëpi dhe gjatë marrjes në pyetje është mësuar i gjithë abuzimi seksual dhe dhuna që shqiptari i ushtronte gruas. E reja ka thënë se nga mosha 5 deri në 8 vjeçe, respektivisht midis viteve 1999 dhe 2002, është abuzuar seksualisht nga i ati.
Ndërsa edhe motra e saj e vogël është abuzuar seksualisht nga babai i tyre për vite të tëra.