Drejtori i Agjencisë së Shërbimeve Publik në Bashkinë e Gjirokastrës, ka mbetur i plagosur pas një sherri me një person tjetër.
Raportohet se Seit Rondo është goditur me lopatë gjatë konfliktit me një tjetër person, Kujtim Bashën. Mësohet se ata janë konfiktuar për çështje pronësie.
Drejtori i bashkisë Gjirokastër është dërguar me urgjencë në spital, për ndihmë mjekësore. Ndërkohë, policia ka shoqëruar Kujtim Bashën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.