Identifikohen 4 viktimat e aksidentit të sotëm, ja kush janë të plagosurit në spital (EMRAT)

Janë identifikuar 4 viktimat dhe 3 të plagosurit e e aksidentit tragjik në Fier-Vlorë.

Eduart Gushi, Silvana Gushi, Anastasia Gushi dhe Eva Gushi janë viktimat e së njëjtës familje që po udhëtonin me automjetin ‘’Toyota’’.

Ndërkohë në spital të plagosur janë Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi të cilit udhëtonin me automjetin ‘’Audi’’ që përplasi nga mbrapa automjetin e familjes Gushi.