Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Romë, ku një shqiptar dhe dy vëllezër të komunitetit rom kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ndodhi në orën 4 të mëngjesit të sotëm në rrugën Casilincontrada, mes Casalones dhe Castelverdes.
Mediat italiane raportojnë se dy vëllezërit rom të moshës 17 dhe 21 vjeç të cilët jetonin në një banesë pranë rrugës u konfiktuan në rrethana ende të paqarta me 26-vjeçarin shqiptar dhe u plagosën. I plagosur me armë zjarri mbeti edhe shqiptari, i cili mori plagë në fytyrë.
Mësohet se të plagosurit ndodhen në spital, ndërsa raportohet se shqiptari është në gjendje të rëndë.
Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes në fjalë.