Aksident/ Shoferja e re përplas skuterin elektrik, rëndë i riu

Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku raportohet për një person të plagosur. Ngjarja ndodhi në afërsi të Urës së Zaranikës.


Mësohet se një makinë ka përplasur një skuter elektrik, dhe për pasojë ka mbetur i plagosur një i ri. Mësohet se mjeti drejtohej nga një shofere, e cila pak ditë më parë kishte marrë patentën.

Fill pas aksidentit i riu është transportuar me urgjencë në spitalin e Elbasanit, ndërsa raportohet se është në gjendje të rëndë.