Aksioni për lirimin e hapësirave bregdetare të zbatuara, lirohen 9 parcela me çadra në Golem dhe Spille

Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se si rezultat i kontrolleve gjatë paradites së sotme në Golem dhe Spille janë kontrolluar 20 parcela dhe janë liruar 9 parcela, duke hequr 450 çadra dhe 950 shezlongë.

Dy ditë më parë janë liruar 44 parcela, duke hequr 1292 çadra dhe 2584 shezlongë. Operacioni vijon pa probleme.

https://www.youtube.com/watch?v=aTN1zH1KSD4