Një burrë rreth të 60-tave, ka qëlluar me armë zjarri të motrën, fill pas një debati për motive të dobëta. Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Bishan në Vlorë.
Policia njofton se burri me inicialet S.D e ka plagosur të motrën duke e qëlluar me një çifte gjahu.
Pas krimit, ai është larguar në drejtim të pyllit. Policia është vënë në ndjekje për arrestimin e tij, ndërsa gruaja me inicialet B.H, afro 66 vjeçare, është transportuar në spital. Fatmirësisht ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia njoftoi po ashtu se autori mund të ketë qenë i dehur.
“Sot, rreth orës 16:25, në fshatin Bishan, Vlorë, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi S. D., rreth 60 vjeç, ka plagosur me armë gjahu çifte, motrën e tij, shtetasen B. H., rreth 66 vjeçe, e cila është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autori gjatë konfliktit ka qenë nën efektin e alkoolit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.“-njoftoi policia.