Euro 2020 është cilësuar nga të gjithë si Europiani i çudirave. Të shumta kanë qenë rekordet e vendosura në kompeticionin madhështor të këtij viti, si dhe faktet e çuditshme që janë regjistruar.
Një tjetër konstatim interesant është se Spanja, Italia, Danimarka, Anglia katër skuadrat që siguruan kalimin në gjysmëfinale, në sfidat përkatëse çerekfinale mbajtën të veshur fanellën e bardhë.
Edhe pse e bardha nuk është fanella e parë për Spanjën, Italinë dhe Danimarkën, për shkak se cilësoheshin si skuadra udhëtuese, ishin të detyruara të luanin me fanellën e dytë.
E bardha rezultoi fatsjellëse në fazën çerekfinale të Europianit për 4 kombëtaret. Ndërkohë në gjysmëfinalen e pare, që do të zhvillohjet të martën e 6 korrikut, Italia cilësohet skuadra pritëse në “Ëembley” dhe do të rikthehet te fanella e saj e parë, bluja, ndërsa Spanja do të mund të zgjedhë mes të kuqes tradicionale, apo të bardhës fatsjellëse.
Pritëse cilësohet edhe Anglia ndaj Danimarkës, ndaj Kane me shokë do të vijojnë të luajnë me fanellën e parë, atë të bardhën, ndërsa Danimarka do të rikthehet te e kuqja, ngjyrë me të cilën luajti dy ndeshjet e para në grup, të cilat i humbi që të dyja.
Mbetet për t’u parë nëse e bardha do të triumfojë deri në fund, apo ky fakt supersiticioz do të prishet rrugës.