Një ngjarje e rëndë është shënuar së fundmi në Durrës. Një 24-vjeçare është vetëhedhur nga ballkoni, e për pasojë ka gjetur vdekjen në vend pas një sherri me bashkëshortin e saj. Lidhur me këtë policia ka vënë në pranga këtë të fundit.
Informacion paraprak:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin A. Gj., 31 vjeç, banues në Durrës, pasi mbrëmjen e djeshme, në banesë, gjatë një konflikti për motive të dobëta me bashkëshorten e tij, shtetasen A. Gj., 24 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se kjo e fundit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës dhe për pasojë ka ndërruar jetë.