Kishte humbur në zonën e plazhit, gjendet 7-vjeçari

Policia e Shëngjinit ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije, i cili kishte humbur në zonën e plazhit. Në një njoftim policia bën me dije se 7-vjeçari u është dorëzuar familjarëve pa asnjë problem shëndetësor.

Njoftim i policisë
Shëngjin, Lezhë
Patrulla e plazhit Shëngjin, në zonën e Kunes, ka bërë të mundur gjetjen e një fëmije 7 vjeçar, i cili kishte humbur pranë kësaj zone.
Punonjësit e Policisë ua dorëzuan fëmijën familjarëve shëndoshë e mirë.

Policia në shërbim të komunitetit, për çdo problem telefononi 112, sigurojmë reagim të menjëhershëm.