Aksident tragjik/ Ndërron jetë 23-vjeçari, rëndë vëllai i tij


Një aksident i rëndë ka ndodhur më fshatin Lubizhdë të Prizrenit, me pasojë vdekjen e një 23-vjeçari.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi.

Ai ka thënë se viktima ishte dërguar për trajtim në Qendrën Emergjente në Prizren, por nuk kishte arritur t’i mbijetonte plagëve të marra nga ky aksident.

Së bashku në makinë ka qenë edhe vëllai i 23-vjeçarit, i cili ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Ndërkohë, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për ekspertim në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Policia po i vazhdon hetimet për të zbardhur rastin e aksidentit.