Ishte shtrirë në shezlong, pushuesi ndërron jetë në mënyrë të papritur


Një ngjarje e rëndë ka tronitur plazhin e Radhimës mesditën e kësaj të hëne.

Një 49-vjeçar është gjetur i pajetë në shezlongun e tij teksa pushonte në bregdet.

Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për shtetasin me iniciale K.Sh. i cili dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Sot, rreth orës 12:35, në plazh, Radhimë, është gjetur pa shenja jete në shezlong, shtetasi K. Sh.,  49 vjeç, banues në Korçë, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.