Sa do jenë temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për sot

Sipas MeteoAlb moti në Republikën e Shqipërisë do të karakterizohet nga kthjellimet, këto kushte atmosferike mbeten deri orët e para të pasdites kur në zonat malore shfaqen vranësia kalimtare, të cilat gradualisht përfshijnë edhe zonat e ulëta.

Ndërsa vija bregdetare mbetet me kthjellime. Këto kushte atmosferike vijojnë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit ulen lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 17°C mëngjesi deri në 39°C mesdita.

Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 3-4 ballë.

Kosova

Deri pasdite Republika e Kosovës paraqitet me mot të kthjellët dhe të nxehtë. Por pasditja dhe orët vijuese sjellin shpeshtim të vranësirave fillimisht në zonat veriore dhe gradualisht shtrihen në të gjithë vendin.

Maqedonia e Veriut

Mbetet edhe ditën e enjte MV në ndikimin e kthjellimeve dhe temperaturave relativisht të larta. Kryesisht këto kushte atmosferike dominojnë gjatë pjesës së parë të ditës. Pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër territor.

Rajoni dhe Europa

Stuhitë e erës dhe rrebeshet e shiut dominojnë pjesërisht vendet e Ballkanit Perëndimor, Qendrën dhe gjithë vendet e Europës Lindore. Ndërsa kthjellime dhe temperatura të larta paraqiten mbizotëruese për Brigjet e Egjeut, Vendet e Pellgut të Mesdheut dhe Europën Veriore.