Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brianza (Monza) të Italisë, ku një shqiptar është plagosur si pasojë e një aksidenti në punë.
33-vjeçari shqiptar u godit nga një makinë. Ai është punonjës i firmës “Aza Group”, dhe merrej me vizatimet e shenjave të trafikut rrugor. Por pak pas orës 01:00 ai u godit nga një makinë që drejtohej nga një shtetas italian, i cili pas ngjarjes iu nënshtrua testeve dhe rezultoi të ishte nën efektin e alkoolit.
Ai është denoncuar për dëmtim personi dhe drejtim mjeti në gjendje të dehur. Shqiptari u transportua me urgjencë në spitalin San Gerardo, në gjendje kritike për jetën.