Shtëpia iu shkatërrua në tërmetin e nëntorit të 2019 dhe ky banor i fshatit Lekaj në Rrogozhinë vazhdon të jetëjë në cadrën të dhuruar nga i afërmi i vet e që sot nën ndikimin e kushteve atmosferike nuk mund ti mbrojë më gjatë.
“Çadrën ma ka sjellë baxhanaku nga Durrësi. Dhe kam 1 vit e gjysëm që jetoj keshtu, në dimër në Verë”, thotë kryefamiljari.
Latif Gjeci thotë se punimet për rindërtimin e shtëpisë së tij janë ndërprerë dhe pavarësisht interesimit tek autoritetet përkatëse askush nuk i jep një përgjigje të saktë se kur do të mund të fusë kokën në shtëpi.
“E kanë bërë deri në këtë gjendje që janë. Ka tre muaj që nuk vazhdojnë më punohet. Arsyeja nuk e di pse?! Kam qenë edhe tek Kryetari i Bashkisë edhe tek Administratori, do ta bëjmë thonë. Do ta bëjnë po se kur nuk e di”, thotë ai.
NJOFTIM PËR PUNËSIM NË KAVAJË 👇
Kryefamiljari apelon Bashkinë e Rrogozhinëspër fillimin e punimeve për shkak të përkeqsimit të situatës, veçanërisht gjendjes shëndetësore të bashkëshortes së tij e cila nuk mund të jetojë më në çadër.
“Bashkisë i drejtohem që të marri masa sa më shpejt. Që të dal nga kjo gjendje se aty nuk jetohet”, tha Gjeci.