Detaje nga krimi brenda familjes, gruaja dhe vajza e goditën për vdekje në kokë

Zbardhen detaje të reja nga krimi i ndodhur gjatë natës së kaluar në fshatin Gurre e Vogel, në Bashkisë e Klosit.
Dyshohet që viktima Ylber Elezi është goditur nga familjarët e tij, gruaja dhe vajza pas një sherri në familje.
Dyshohet se viktima është goditur në koke, ndërsa ka qenë i dehur.
MUNDËSI PUNËSIMI NE KAVAJË 👇
Sherri në familje ka nisur që prej orëve të para te mbrëmjes, ndërsa kanë qenë fqinjët që kanë njoftuar policinë.
Me të mbërritur në vendngjarje, policia ka thyer derën e banesës dhe është futur brenda, ku kanë parë bashkëshorten dhe vajzën e viktimës, të cilat kanë thënë se Ylberi po flinte gjume.
Policia ka shoqëruar bashkëshorten dhe vajzën e viktimës për të hedhur me shume dritë mbi ngjarjen.