Prokuroria e Posaçme nuk pajtohet me vendimin e GJKKO për të mos rinisur hetimet ndaj ish ministrit Fatmir Mediu për çështjen ‘Gërdeci’.
SPAK do të ankimojë vendimin e sotëm të GJKKO-së, duke e konsideruar atë si të pabazuar në ligj.
Kujtojmë se Gjykata e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit rrëzoi sot kërkesën e SPAK për rihapjen e hetimit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu, i akuzuar si një ndër përgjegjësit e tragjedisë së Gërdecit.
Pas shqyrtimit të kërkesës së SPAK, gjyqtari Erjon Çela vendosi që të rrëzonte Prokurorinë e Posaçme, duke mos i hapur rrugë rihetimit të ish-ministrit për një nga dosjet më të bujshme.