Një ngjarje e rëndë është shënuar në Shkodër. Një vajzë 13 vjeçe është mbytur në ujërat e lumit Buna, në afërsi të fshatit Oblikë.
Raportohet se vogëlushja ishte duke u larë me familjarët, ku papritur është mbytur në lumë.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton të gjithë dinamikën e saj.
Njoftimi i Policisë:
Shkodër/ Informacion paraprak
Më datë 27.07.2021, rreth orës 15:45, në lumin Buna, në vendin e quajtur fshati Zues, Shkodër, është mbytur duke u larë në lumë, shtetasja Z. L., 13 vjeçe, banuese në Oblikë, Shkodër.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.