Vrau shokun tek “5 maji” në Tiranë, Apeli liron nga burgu Marius Demën

Gjykata e Apelit Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë të Marius Demës, autori i dyshuar i vrasjes së 27-vjeçarit Mehmet Qema në zonën e “5 majit” në kryeqytet pak muaj më parë.

Gjykata e Shkallës së Parë kishte caktuar masën arrest me burg ndërsa Apeli e ndryshoi në arrest shtëpie.

Nuk dihen ende arsyet se pse gjykata vendosi të lirojë nga burgu Marius Demën. Ngjarja e rëndë ndodhi më 10 maj të këtij viti në rrugën “5 maji” në kryeqytet.

MUNDËSI PUNËSIMI NE KAVAJË 👇

Marjus Dema dhe Mehmet Qema kanë qenë miq me njëri-tjetrin. Mbrëmjen e ngjarjes ata sëbashku me disa persona të tjerë kanë qenë të ulur në ambientet e një lokali.

E cilësuar si ngjarje aksidentale, Marjus Dema drejtoi armën nga Qema dhe e ka qëlluar me një plumb në gjoks. Pavarësisht se e dërguan pranë QSUT-së, Qema nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra.

Për këtë ngjarje u shpallën në kërkim dhe Erlind Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari, dhe Xhuljano Koçi të cilët u vetëdorëzuan pak ditë pas ngjarjes në polici.

Në seancën gjyqësore që u zhvilluar për Marius Demën ku iu përcaktua masa e parë e sigurisë, u zbuluan detaje të tjera nga dosja hetimore. Një pronar i një servisi pranë vendngjarjes, ka rrëfyer për hetuesit se atë natë po punonte deri vonë në servis, dhe dikush e ka telefonuar. Nga ana tjetër e telefonit, i kanë thënë ‘plasi arma te shtëpia e bardhë’.

“Ai vetë ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asnjë krismë pasi ishte në servis dhe kishte dalë jashtë duke u afruar për të parë se cfarë kishte ndodhur. Ai tregon se kishte parë disa djem që po largoheshin në drejtime të ndryshme, kishte parë edhe një person që quhej Marius, ishte i shtrirë dhe po qante po bërtiste po fliste përcart, ‘o cfarë bëra më vdektë goca’, dhe fliste në telefon. Kishin dalë edhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar situatë alarmante mesa kishte parë. Marius me mbiemër Dema, mesa dinte ai, punonte në call center te lokali te shtëpia e bardhë”. thuhet në dosjen hetimore.