2 vite si kryebashkiak, Redjan Krali rendit projektet e premtimet e mbajtura: Kemi punuar si duhet

Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali ka kujtuar sot dy vjetorin në këtë detyre me një mesazh falenderimi për qytetarët. 
Teksa rendit projektet e mbaruara, nga ujësjellësi i ri tek procesi i rindërtimit, krali kujton se çdo gjë eshtë bërë si duhet.
Mesazhi në Facebook: 
Sot, plot 2 vite nga dita kur u betova përpara Këshillit Bashkiak se do impenjohesha me përkushtim në detyrën e rëndësishme që m’u besua, për ti shërbyer qytetit ku u rrita unë, e ku sot po rriten vajzat e mia!
Kanë qenë dy vite sfiduese por plot emocione.
– Kemi bërë sa duhet? Jo, por çdo punë që është bërë, është bërë SI DUHET.
📌Ujësjellësi i Ri 🚰 ✅
📌Lagjja më e bukur e Kavajës që shumë shpejt do gjallërohet nga banorët e saj të rinj ❤️
📌Shkollat model, tërësisht të revolucionarizuara që në shtator do hapin dyert për nxënësit 🏫
📌Infrastruktura rrugore 🛣️në zonën bregdetare, në qytet dhe në çdo Njësi Administrative!
..Jemi mëse të vetëdijshëm që ka akoma shumë për të bërë dhe njëherazi të vendosur për të realizuar çdo punë e projekt në të mirë të Kavajës, shtëpisë tonë të madhe! 
Mirënjohje çdokujt që besoi në vizionin tonë; edhe kritikëve që janë zëri që më shumë çmoj🙏
Kavaja ka nevojë për secilin nga ne, BASHKË!
FALEMINDERIT