Roma e Mourinhos shkruan historinë në Tiranë, Fiton trofeun e parë të Ligës së Konferencës


Roma e Jose Mourinhos shkruan historinë në Tiranës! Skuadra italiane mposhti në finalen e Ligës së Konferencës, Feyenoordin me rezultatin 1-0, duke siguruar kështu trofeun e parë të ligës më të re Europiane. 

Goli i Nikolo Zaniolos, në minutën e 32-të, i dhuroi këtë sukses të artë kryeqytetasve, të cilët kishin pritur më shumë se 60 vite, për të provuar shijen e një trofeu Europian për klube. Edhe pse holandezët, bënë gjithçka në pjesën e dytë, për të barazuar sfidën, fati nuk ishte me ta, teksa goditën 2 herë shtyllën. Në fund, festë e çmendur e italianëve.

FT: ROMA-FEJNORD 1-0

Zaniolo 32′