Detaje: Kush është kavajsi që abuzoi seksualisht me 12-vjeçarin me autizëm?

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur së fundmi në Kavajë ku një 39-vjeçar dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur. 

I arrestuari nga policia është shtetasi Indrit.C i divorcuar dhe me origjinë nga Gosa e Kavajës. Ndërkohë ende nuk dihet se si 39-vjeçari ka rënë në kontakt dhe ka abuzuar me 12-vjeçarin i cili rezulton me autizëm. 

MUNDËSI PUNËSIMI NE KAVAJË 👇

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se ka qenë babai i djalit të mitur ai që ka bërë denoncimin në polici. I mituri është pyetur nga policia në praninë e psikologes dhe pritet që t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.

Nga ana tjetër i arrestuari Indrit.C ndodhet në paraburgim, pasi policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.