Një 55-vjeçare është aksidentuar pasditen e sotme në Tiranë.
Sipas informacionit të policisë, ngjarja ka ndodhur në bulevardin “Gjergj Fishta ku shtetasi me inicialet M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar 55-vjeçaren ende të paidentifikuar e cila ndodhet në spital
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 09.08.2021, rreth orës 15:40, në bulevardin “Gjergj Fishta”, motomjeti me drejtues shtetasin M. P., 30 vjeç, ka aksidentuar një këmbësore ende të paidentifikuar, rreth 55 vjeçe, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.