Pamjet që shihni tregojnë autobusin e shkrumbuar tek mbikalimi i Novoselës në Vlorë. Ngjarja ndodhi rreth orës 06:50, në aksin rrugor Vlorë-Fier. Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë se forcat e shërbimit të zjarrfikëses shuajnë zjarrin, ndërsa nga autobusi nuk ka ngelur asgjë.
Mësohet se ky autobus transportonte punonjës të një fasonerie nga Cakrani, drejt fabrikës. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në autobus.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.