Aksident i rëndë në Golem/ Makina përplas motoçikletën, plagosen dy persona

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në autostradën Durrës-Kavajë, me pasojë plagosjen e dy personave.

Mësohet se një makinë ka përplasur një motoçikletë tek mbikalimi i Golemit, ku po udhëtonin një çift bashkëshortësh, të cilët kanë mbetur të plagosur, ku gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

MUNDËSI PUNËSIMI NE KAVAJË 👇

Raportohet se të plagosurit janë transportuar në Spitalin e Durrësit, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.