Egnatia pret edhe tre afrime, projektohet test me partizanin


Rrogozhinasit po vijojnë me intensitet të lartë fazën përgatitore në Ohër që nga fillimi i këtij muaji. Përgatitjet po kryhen në kushte tepër të mira të ndërthurura me dy seanca ditore. Që nga nisja e përgatitjeve të verës stafi me në krye trajnerin Magani u ka kushtuar rëndësi të gjithë reparteve ku punohet me anën taktike e vendosjen nëpër role ku gjithkush nga lojtarët mundohet të japë maksimumin.

MUNDËSI PUNËSIMI NE KAVAJË 👇

Gjatë javëve në tokën maqedonase hapësirë ka pasur edhe për testet si ai me Vardarin dhe Dinamon në Pogradec. Trajneri Gugash Magani çdo moment kërkon përqendrim, në mënyrë që si seancat e kundërshtarët e ndryshëm të marrin vlerësim. Analizimi i çdo paqartësie si në stërvitje dhe në miqësore gjithmonë mbeten në plan të parë e do jenë gjithmonë nga sa bëhet me dije.

MERKATO – Gjithashtu nuk mbetet hapa pas merkatoja, por mësohet se me tri përforcime të tjera gjithçka mund të quhet e mbyllur më pas. Nuk është se dallohet që do të jenë nga porta e deri në sulm, por synim është që kërkimet për emra cilësorë vazhdojnë nga drejtuesit e lartë. Bisedimet po shkojnë mbarë dhe brenda një kohe të shkurtër do ketë dhe zyrtarizime. Duke qenë se repartet janë plotësuar edhe ana tjetër, që është përbërja në stol, pritet të këtë pak diferenca për ata që do të jenë të gatshëm sa herë t’u kërkohet.

MIQËSORJA – Një tjetër lajm i mësuar së fundmi është edhe luajtja e një tjetër testi miqësor, ku Partizani duket se do të jetë i përzgjedhuri. I gjithë 90-minutëshi përgatitor për të dyja skuadrat mund të planifikohet për të mërkurën, vetëm terreni se ku do të luhet akoma është në pritje të vendoset. Konfirmimi për stadiumin se ku do matin forcat të kuqtë kryeqytetas dhe Egnatia e sapongjitur në elitë besohet se do të jetë i afërt. Hipotezat e para për t’u zgjedhur është dhe stadiumi i Pogradecit ose tjetër fushë që plotëson kushtet. Ditën e djeshme e gjithë skuadra ka qenë pushim dhe ka pasur mundësi të rigjenerojë forcat me pak relaks, pas një jave të ngarkuar. Pritet që sot të rikthehen në fushë për të nisur javën e re me program po gjithë përfshirës që si gjithmonë do të marrë vlerësim.

ALDO BUZI-PANORAMASPORT.AL