Kryebashkiaku Redjan Krali mesazh ngushëllimi: Prehu në paqe doktoreshë Servete Muhja

Ndarja nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë e doktoreshës Servete Muhja ka pikëlluar shumë bashkëqytetarë të cilët kanë shprehu mesazhet e ngushëllimit për familjen dhe Miqtë edhe në lajmin e Kavaja.Net. 

Kryetari i Bashkisë Kavajë Redjan Krali përmes një mesazhi të ndjerë në Facebook i ka shprehur ngushëllime familjen dhe miqve për humbjen e madhe. 

Krali ka vlerësuar punen e doktoreshës në shërbim të qytetarëve! 

Mesazhi i Redjan Kralit në Facebook:

E shikoje gjithmonë duke nxituar rrugëve të qytetit me biçikletën e saj; Doktoresha nga Shkodra që nuk kurseu kurrë, as ndihmën dhe as fjalët e ëmbla për këdo që kishte nevojë!

Sot ndarja e saj nga jeta e hidhëroi fort qytetin të cilit i shërbeu plot përkushtim dhe i fitoi zemrat e çdo familje të tij! 

Ngushëllimet më të ndjera familjes! 

Pusho në paqe, Doktoresh Servete Muhja 🖤

LEXO EDHE 👇

https://www.kavaja.net/2021/08/lajmi-i-fundit-ndahet-nga-jeta-mjekja-e.html?m=1