Sherr me grushte në një lavazh në Rrogozhinë, një i plagosur

Një sherr me grushte ka ndodhur pak minuta më parë te një lavazh në Rrogozhinë.

Kavaja.Net mëson se përplasja fizike ka ndodhur te lavazh ‘Rusta’, ku njëri nga personat e përfshirë në sherr ka marrë çiften.

Mësohet se ai nuk ka mundur të gjuajë me çifte, pasi personi i dytë i përfshirë në ngjarje, e ka qëlluar me grusht.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka bllokuar çiften. Deri më tani, raportohet se është dëmtuar nga sherri shtetasi F. R.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të sherrit.