Lajmi i Fundit/ Kamioni përplas të miturën 14-vjeçare

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Astir të Tiranës. Mësohet se një kamion ka përplasur një të mitur 14 vjeç.

E mitura është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI NGA POLICIA 

Më datë 28.08.2021, rreth orës 17:10, në rrugën “Tom Plezha”, mjeti me drejtues M. L., ka përplasur këmbësoren e mitur me iniciale E. S., rreth 14 vjeçe, e cila është dërguar në spital për ndihmë mjeksore, paraprakisht pa probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.