Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka shpallur qeverinë e re. Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Kombëtare të PS, ai tregoi emrat që do të vendoset në dikasteret e ministrisë.
Zv. kryeministër do të jetë Arben Ahmetaj, ky i fundit zëvendëson në këtë detyrë Erion Braçen që konfirmoi largimin nëpërmjet një statusi në rrjete sociale disa ditë më parë.
Ministër i Drejtësisë do të jetë Ulsi Manja, i cili do të zëvendësojë në këtë post, Etilda Gjonajn, që iu besua posti i Sekretares për Gratë.
Niko Peleshi konfirmohet në detyrë dhe do të jetë sërish Ministër i Mbrojtjes. Një konfirmim i këtij lloji erdhi dhe për Bledi Çuçin që do të vazhdojë të jetë në krye të Ministrisë së Brendëshme.
Belinda Balluku dhe Ogerta Manastirliu do të vijojnë të jenë në krye të ministrive që drejtonin më herët, të Infrastrukturës dhe Shëndetësisë.
Ministre Arsimi do të jetë sërish Evis Kushi. Ministria e Turizmit i është besuar Mirela Kumbaros, që zëvendëson në këtë detyrë Blendi Klosin. Ministre e Kulturës do të jetë sërish Elva Margariti, ndërsa Bujqësia do të drejtohet nga Frida Krifca.
Ndërsa katër ministrat e shtetit do të jenë:
Elisa Spiropali, ministre e Shtetit për Marredheniet me Parlamentin
Edona Bilali, për mbrojtjen e sipërmarrjes
Bora Muzhaqi per rininë dhe fëmijët
Milva Ekonomi për standardet dhe shërbimet.