Është gjetur trupi i pajete i 45-vjeçarit Stavri Vasilovski, i cili u mbyt në ujërat e liqenit të Prespës.
Polumbarët nga Tirana të cilët mbërritën në vendngjarje pasditen e kësaj të diele arritën te gjenin turpin i tij disa metra larg bregut te liqenit ne vendin e quajtur Oso afër kufirit me Greqinë.
Operacioni i tyre zgjati për rreth 1 orë ndërsa kërkimi ishte i vështirë për shkak të kushteve atmosferike.
Policia lokale tha se në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele 45 vjeçari babai i dy fëmijëve kishte dalë për të peshkuar së bashku me vëllain dhe një person të tretë por si pasojë e dallgëve të forta varka me të cilën kanë hyrë në liqen është përmbysur.
Ngjarja sipas Policisë ndodhi vetëm 20 metra larg bregut ndërkohe qe behet e ditur se persona qe e shoqëronin janë i vëllai Loni Vasilofski dhe Niko Ivan .
45-vjeçari nga Pusteci njihej si peshkatar profesionist pasi ushtronte peshkimin ndër vite, ndërkohë që mësohet se ishte dhe punonjës ne bashkinë e Pustecit.
Vëllai i viktimës dhe personi tjetër ne varkë kanë mundur të mbijetonin teksa kanë dalë në breg me not dhe pasi u stabilizuan nga gjendja e shokut u përfshinë në operacionin e gjetjes së trupit duke ndihmuar autoritetet me vendngjarjen.
Stavri Vasilofski dyshohet se ne momentin e përmbysjes varka e ka zënë poshtë duke evituar mundësinë për te manovruar.
Korçë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak datë 05.09.2021, ju informojmë se grupi i polumbarëve pas kërkimeve të kryera, bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e trupit të pajetë të shtetasit S. V., dhe varkës së tij nga liqeni i Prespës, i cili kishte dalë një natë më parë për të peshkuar.
Trupi i pajetë do të transportohet drejt morgut të Spitalit të Korçës, ku do të pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes.