Hyri për t’u larë në det, mbytet turistja. Çfarë thotë policia

Një turiste serbe është mbytur sot në plazhin e Durrësit. Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 09:15, në lagjen nr.13 të qytetit bregdetar. 

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se ka dyshime se shtetasja serbe me inicialet D. S., 60 vjeçe është mbytur duke u larë në det.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.