Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD: Përjashtimi i Berishës është mohim i Partisë Demokratike dhe i sukseseve të saj, ai është njeriu më proamerikan

Deputeti Flamur Noka ka reaguar pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.

Në një prononcim për mediat jashtë selisë blu Noka e ka konsideruar vendimin e Bashës për përjashtimin e Berishës si një mohim i Partisë Demokratike dhe i sukseseve të saj. Ai dhe njëherë përsëriti se ky ishte një vendim i tiji personal.

“Sali Berisha është njeriu më proamerikan i 30 viteve të fundit të demokracisë. Berisha themeloi PD-në u ngrit kundër regjimit mbi vlerat dhe parimet e demokracisë amerikane u themelua PD. Busulla ka një dhe vetëm një e Berishës dhe e PD-së: Orientimi i euroatlantik. Në lidhje me vendimin Berisha po ecën në drejtimin që ka mbajtur. Përjashtimi është mohim i Partisë Demokratike, është të mohosh suksesin e kësaj force. Arsyet pse e ka marrë këtë vendim i di kryetari sepse e ka marrë vetë”- tha ai.