Prej dy javësh në intubim, koronavirusi i merr jetën fizioterapistit të Kombëtares shqiptare

Fizioterapisti i Kombëtares Shqiptare, Ylli Mihali ka ndërruar jetë disa ditë pas infektimit me COVID-19.

Mihali ishte prej dy javësh i intubuar në spitalin Infektiv, pasi gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar. Virusi i rrezikshëm i mori jetën 55-vjeçarit, mëngjesin e 13 shtatorit, disa ditë pasi luftoi për ta mposhtur sëmundjen e shkaktuar prej Covid-19.

Pak ditë më parë, Kombëtarja shqiptare i kushtoi një fanellë me dedikim një prej heronjve të heshtur që ajo ka pasur ndër vite.

fanella ylli mihali

Më shumë se sa një fizioterapeut, Ylli Mihali u shndërrua në një njeri tërëndësishëm pas kuintave për shkak të mirësisë që përcillte, urtësisë dhe devotshmërisë kundrejt punës.

fanella yllimihali