Një 18-vjeçar me inicialet G.A. është arrestuar në Golem pasi u kap në flagrancë duke bërë thirrje me altoparlant “Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.
NJOFTIMI
Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët.