Këshilli i Ministrave është mbledhur sot për herë të dytë pas krijimit, teksa zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka informuar pas mbledhjes për vendimet e marra.
Tre miliardë lekë i kanë kaluar FSHZH-së për të vijuar punimet në terren për Rindërtimin. Po ashtu, i është hapur rruga rindërtimit të një poliqendre të re në Tiranë me shpronësim me këmbim.
Gjithashtu u nënshkruan tri marrëveshje me qeverinë gjermane për të marrë 20 milionë euro hua dhe 8.5 milionë euro grante për efiçencën e energjisë së godinave të universiteteve publike.
”Kjo është mbledhja e dytë e qeverisë, do të desha të ndaja me ju dhe kolegët e tjerë vendimet e kësaj mbledhje qeverie.
Dsuke filluar me vendimet për programin e rindërtimit. Siç e dini, rindërtimi vijon me intesnitet. I kaluam FSHZH dhe tre miliardë lekë, në ekuivalencë, 30 milionë dollarë për të vijuar punët në terren me shpejtësi për të plotësuar angazhimin për të mbaruar punët në shtatorin e 22.
Dua të ndaj me qytetarët një vendim tjetër për Rindërtimin e një qendre si 5 maji, në lagjen 4 dhe lagjen 8 të kryeqytetin, një poliqendër e re, ku i hapet rruga dhe aty punimeve me shpejtësi, shpronësim me këmbim. Do vijohet puna me 2-3 turne.
Në të njëjtën kohë dua të ndaj me qytetarët dhe studentët e prindërit që kaluam tri marrëveshje me qeverinë gjermane nëpërmjet kfW, brenda paktit të universitetit një shumë 20 milionë euro hua, 8.5 milionë euro grant që do të shkojnë në rikontruksion e efiçiencës së energjisë të godinave të universiteteve publike.
Kemi filluar punën sa i përket paktit të universitetit. Vijon puna me intensitet të plotësojmë angazhimet e kryeministrit dhe qeverisë. Këto ishin vendimet e rëndësishme.”- tha Ahmetaj.