Andi Lila zbulon për ‘kë i rreh zemra’ mes politikës dhe sportit!

Andi Lila ishte i ftuari i radhës në “Breaking” në emisionin më të ri informativ në Top News, i cili i mundëson publikut shqiptar marrjen e informacionit në një kohë sa më reale, nën moderimin e gazetares së njohur, Sidorela Gjoni.

Ish-ylli i Kombëtares foli për disa tema ku ndër to vuri theksin tek akademia e futbollit të cilën ka krijuar së fundmi, Kombëtarja dhe kampionati shqiptar.

Përsa i përket akademisë së tij të re të quajtur ‘Triumf’ ai tha se është krijuar këtë vit dhe u bëro thirrje të gjithë prindërve për ti nxitur fëmijët e tyre të merren me sport pasi këto dy vite pandemi fëmijët janë bërë shumë pasiv dhe kjo ndikon në shëndetin e tyre.

Ylli Mihali- Andi Lila u ndal edhe tek vdekja e parakohshme e fizioterapistit të Kombëtares dhe ekipit të Tiranës, Ylli Mihali. Ai kujtoi momentet e kaluar sëbashku ku theksoi se ishin njiheshin që në vitin 2001 kur ai ishte pjesë e Kombëtares U-15 e deri në vitin 2019 kur ishte pjesë e Kombëtares. Ai tha se është një humbje e madhe për sportin dhe shoqerinë shqiptare.

Kombëtarja- Rezultate e fundit të Kombëtares kanë kënaqur këdo. Edhe vetë ish-lojtari i Kombëtares mendon se duhet ti mbështesim edhe kur humbasin dhe jo të bëjnë të gjithë rolin e trajnerit. Lila theksoi se ky brez është mjaft i talentuar dhe se arritja e vendit të dytë pas Anglisë është mësë i mundshëm dhe Shqipëria ka shanse reale për Botërorin që luhet vitin e ardhsshëm në Katar.

Kampionati Shqiptar- Kampionati Shqiptar ose siç quhet tani ‘Abissnet Superliga’ ka startuar mjaft vrullshem duke nxjerrë në pah edhe ekipt të cilat pretendojnë për titullin kampion këtë vit. Andi Lila mendon se për titullin kampion shikon Kukësin, Partizanin dhe Tiranën por dhe Laçi e Vllaznia nuk duhen përjashtuar. Ai komplimentoi edhe ekipin e Egnatias e cila është rikthyer në Superligë pas shumë vitesh dhe se organizimi atje duket perfekt. Gjithashtu u ndal edhe tek rikthimi i Dinamos në Superligë ku tha se i shton bukurinë kampionatit.

VAR- Një risi për kampionatin shqiptar ishte dhe futja e VAR-it. Ish-lojtari i Kombëtares e përshëndeti këtë nisëm por bëri një thirrje për arbitrat që mos ti lënë çdo rast VAR-it por të ndëryhjnë kur ata e shohin një kontakt apo offside.