Lajmi i Fundit/ Bien në kontakt me rrymën elektrike, vdesin nëna dhe dy vajzat


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë Arrëz,  ku nëna dhe dy vajzat kanë humbur jetën pasi kanë rënë në kontakt me energjinë elektrike.

Mësohet se njëra nga vajzat ka hyrë për të bërë dush, por ka rënë në kontakt me energjinë elektrike dhe për pasojë nga thirrjet e saj ka shkuar motra. Edhe e motra ka rënë në kontakt me energjinë sapo ka prekur dorezën e derës së tualetit, dhe për pasojë ka humbur jetën.

Gjithashtu më pas edhe nëna ka shkuar më pas për t’i ardhur në ndihmë vajzave të saj por fatkeqësisht edhe nëna ka humbur jetën.