Iu refuzua pjesëmarrja në mbledhje, Bylykbashi kundër komisioneve “virtuale”: Do na kenë aty fizikisht! Do ndalojmë Edi Ramën të kontrollojë çdo qelizë të këtij shteti


Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi, njëherazi dhe përfaqësues i kësaj force politike në Komisionin e Ligjeve, foli pas mbajtjes së mbledhjes së parë të Komisionit të Ligjeve online.

Bylykbashi theksoi se opozita ishte e pranishme fizikisht në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe iu mohuia pjesëmarrja.

Kjo sipas tij është një përpjekje e mazhorancës për t’i mbyllur gojën opozitës dhe ndaj ata do ta refuzojnë atë, duke qenë fizikisht në çdo komision.

“Deputetëve të opozitës në mënyrë anti-kushtetuese iu mohua sot pjesëmarrja në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve dhe iu mohua gjithashtu e drejta e fjalës.

Kjo është qartazi mënyrë për të hequr transaparencën që u duhet qytetarëve për të kuptuar kush janë aferat korruptive që Edi Rama i kthen në ligj.

Do të garantojmë transparencën për çdoi shkelje që sjell Edi Rama. Nuk do të pranojmë që gjoja për arsyet e pandemisë nuk do të zhvillohen mbledhjet fizikisht. Ne do të jemi këtu për të përfaqësuar shqiptarët dhe për ta ndaluar Edi Ramën ta kontrollojë këtë shtet në çdo qelizë.

Qëndrimi jonë është i qartë ne nuk do të marrim pjesë dhe në mbledhjet e Komisionit Online.

Edi Rama po i moghon opozitës të kundërshtojë të gjitha aferat që ai po përpiqet t’i kthejë në ligj”, tha Oerd Bylykbashi.